Tatimet, apeli i fundit për bizneset: Nxitoni për llogaritë bankare, keni kohë dhe sot

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton bizneset dhe tatimpaguesit e tjerë që të përfitojnë nga orët e mbetura për të plotësuar detyrimin ligjor për hapjen dhe deklarimin e llogarisë bankare pranë administratës tatimore. Tatimet kujtojnë se procesi kërkon vetëm pak minuta dhe mund të bëhet edhe elektronikisht.

Tatimpaguesit e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/Administratës Tatimore janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit të tyre brenda 90 ditësh dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

Ky detyrim vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore që kanë marrë fuqi ligjore me 26 korrik 2019.

Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar rishtas, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore.

SHKARKO APP