Tatimet-biznesit të vogël: 10 korriku është afati i fundit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i ka tërhequr vëmendjen biznesit të vogël që të përmbyllë detyrimet për deklarimet e librit të shitjes dhe blerjes. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tatimet i kujtojnë biznesit të vogël se afati i fundit është dita e nesërme, 10 korriku.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në vëmendje se, data 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes, për tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?