Tatimet, gjoba e bllokime në Gjirin e Lalzit, Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë! Në listë edhe përsëritës

Drejtoria e Hetimit Tatimor, Rajoni Qendror njofton se po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie, kanë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Më konkretisht, u morën masat, si më poshtë vijojnë:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Për subjektin O. F. me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin “Pizza Garden Hallall”, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin E.M. me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin A. S. me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin M.H., me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?