Tatimet informojnë biznesin, vetëm në Fier janë kontaktuar mbi 43 mijë biznese

Administrata tatimore po i kushton gjiithmonë e më shumë vëmendje informimti të bizneseve për detyrimet që ato kanë.

Referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm për periudhën Janar – Gusht 2018 janë realizuar përmes të gjitha rrugëve të komunikimit direkte dhe elektronike mbi 43 mijë kontakte me tatimpaguesit dhe individë.

Gjithashtu, në kuadër të fushatës së informimit për përfshirjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm në Këndin e Asistencës u informuan mbi procedurat 915 tatimpagues, ndërsa u asistuan në terren 940 tatimpagues të vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?