Tatimet: Si të aplikoni për ndihmën financiare për protokollet e sigurisë anti-Covid

Tatimet kanë dhënë informacion lidhur me menyrën e përfitimit të ndihmës financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19.

Vendimi vjen pasi në Fletoren Zyrtare u publikuar lista e kategorive të bizneseve që do të përfitojnë 2,000 lekë për punonjës për dy muaj (gjithesej 4 mijë lekë). Lista në link:

https://www.monitor.al/hyn-ne-fuqi-vendimi-lista-e-plote-e-llojeve-te-bizneseve-qe-perfitojne-ndihmen-financiare-per-zbatimin-e-protokolleve-anti-covid-19/

Në bazë të VKM Nr.856 datë 04.11.2020 “Për ndihmën financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19”, i cili ka hyrë në fuqi prej datës 09.11.2020, ju informojmë se ky vendim synon dhënien e ndihmës financiare për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit sipas Nenit 4, të Ligjit Nr. 8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, me qëllim që të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet, në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.

Sipas VKM Nr. 856 janë përfitues ndërmarrjet:

të punësuarit e të cilave figurojnë në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës 09.11.2020.
për çdo të punësuar në më tepër se një listëpagesë ndërmarrja përfiton vetëm një herë ndihmën financiare.
në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para.
Ndërmarrja që nuk aplikon e para, nuk e përfiton ndihmën financiare vetëm për të punësuarin që është në më tepër se në një listëpagesë.
Nuk konsiderohen të punësuar individët e deklaruar me 0 lekë në listëpagesë.
Nuk janë përfitues sipas VKM Nr. 856:

ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore për vitin 2019 (tatim i fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin).
Mënyra e aplikimit:

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare kryhet nga ana e ndërmarrjeve në sistemim e-filling, duke deklaruar:

NIPT-in e përfituesit;
numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti;
bankën, ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;
IBAN-in e llogarisë bankare.
Duke klikuar në linkun Aplikimi nga eFiling, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për përfitim të ndihmës financiare sipas VKM Nr. 856.

Ndihma financiare shtrihet për periudhën Nëntor – Dhjetor 2020.

Përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme në masën 4 000 lekë për çdo punonjës, e llogaritur për dymujorin Nëntor – Dhjetor 2020, respektivisht 2 000 lekë për çdo muaj.

Pas verifikimit të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM Nr.856, datë 04.11.2020, kryen transfertat në llogaritë bankare të ndërmarrjeve përfituese sipas këtij vendimi./Monitor

SHKARKO APP