Tatimpaguesit me qarkullim 2-5 mln/DPT: Sot afati i fundit për TVSH-në

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 14 janar është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat tetor, nëntor dhjetor 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing.

“Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” të dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?