Taulant Balla: 200 shkolla, kopshte e çerdhe në Elbasan gati për vitin e ri shkollor

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka postuar në Facebook një video të procesit të dezinfektimit dhe kontrolleve të imtësishme që po bëhen në shkollat, kopshtet e çerdhet Bashkisë së Elbasanit me qëllim që të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

STATUSI I PLOTË
Në prag të Vitit të Ri Shkollor po ndjekim me vëmendje punën në më shumë se 200 shkollat, kopshtet e çerdhet Bashkisë së Elbasanit, të cilat për përgatitjen për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në një periudhë jo të zakonshme të diktuar nga pandemia e Covid 19, godinat duhet të plotësojnë kushte shtesë sidomos përsa i përket higjienës dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

Bashkia e Elbasanit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit ka nisur dezinfektimet e objekteve arsimore, proces i cili do të jetë periodik.

Po ashtu janë marrë masat për furnizimin e shkollave me dezinfektantë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për higjienën në tualete.
Nga ana tjetër, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, është duke kryer një inspektim të hollësishëm të në gjitha shkollat përsa i përket furnizimit me ujë të rrjedhshëm.

Për t’i ardhur në ndihmë Zyrës Arsimore Rajonale, Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion edhe mjediset e saj si: Teatri Skampa, Pallatit i Sportit, Qendra Rinore etj në rast se shkollat do të kënë nevojë për ambiente, nisur nga fakti që duhet të ruhet domosdoshmërisht distanca mes nxënësve.
Duam t’i garantojmë prindërit se do ta ndjekim në çdo moment situatën në shkolla me parimin kryesor të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve dhe stafeve mësimore.

SHKARKO APP