Taulant Balla: Demokratët nuk mund të votojnë një këshill bashkiak, kur gjysma janë të Ilir Metës
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur në një takim të zgjeruar me qytetarë lushnjarë. Për të demokratët nuk mund të votojnë një këshill bashkiak, ku gjysma e emrave janë të Ilir Metës.
“Kemi një ekip që janë bërë bashkë brenda të njëjtit thes, edhe Saliu edhe Ilir Meta. Në fakt edhe para një viti Saliu vajti u strehua tek thesi i Ilir Metës. Edhe kësaj radhe në fakt ka hyrë kështu ‘rifuxho’, dhe pyetja që i shtrohet demokratëve të ndershëm të kësaj zone është: A mund të vazhdohet më ta quash veten demokrat dhe të shkosh t’ia japësh votën Ilir Metës?
Në listën e këshillit bashkiak të Lushnjës më shumë se gjysma vjen nga partia e Ilir Metës. Mund t’ia japësh më votën kësaj partie që është fshehur brenda Ilir Metës? Është dhe kjo partia tjetër, po këtyre u rroftë vula, se nuk u hyri në punë vula për sa kohë nuk kanë një kandidat. Për çfarë e duan vulën?”, tha ai.