Taulant Balla, gju më gju me Donald Lu…

Që ambasadori amerikan në vendin tonë flet një shqipe për t’u marrë shembull edhe nga disa deputetë të parlamentit tonë, kjo nuk diskutohet, por që të përshtatej kaq shpejt edhe me traditat shqiptare, sidomos ato fetare kjo edhe mund të vihej në diskutim. Megjithatë, një ndikim të dukshëm duket të ketë pasur edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili gjatë ditës së sotme ka shoqëruar ambasadorin Lu në një vizitë në qytetin e Librazhdit. Gjatë kësaj vizite, Balla dhe Donakld Lu kanë vizituar edhe xhamin e Dragostunjës, ku në foton që vetë deputeti u ka servirur ndjeksëve të tij shihet ambasadori dhe të tjerë shoqërues që në respekt të traditës fetare (myslimane), kanë hequr këpucët brenda në xhami.

“Sot në Librazhd pritëm një mik të çmuar të Shqipërisë, Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Zoti Lu vizitoi Xhaminë e Dragostunjës dhe më pas një vizitë në familjen e nderuar të myftiut të Tiranës, zotit Ylli Gurra”, ka shkruar pak orë më parë në profilin e tij të Facebook, deputeti i qarkut të Librazhdit, Balla, i cili shfaqet mjaft i “eksituar” nga kjo vizitë e rangut të lartë.

SHKARKO APP