Taulant Balla i drejtohet SPAK-ut: Thërrisni urgjentisht Berishën dhe Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje SPAK-ut të thërrasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për të dëshmuar në lidhje me financimet ruse.

I bëj thirrje zotit Kraja që për çështje të interesit kombëtar, kjo prokurori të fillojë urgjentisht çështjen e financimeve ruse në PD. Të thirren Basha dhe Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. Hidhni një sy, bëni llogari kujt i shërben Saliu, si ka mundësi që Donald Lu i ka shkuar me dosjen e financimeve ruse dhe ka dalë e ka thënë e kam refuzuar. A është në këtë dosje që PD me dijeninë e Sali Berishës është financuar me para të borderove të Kremlinit? Nëse PD nuk e bën transparente, nuk ka ndodhur në asnjë vend evropian, aq më shumë vend anëtar i NATO-s, që SHBA njofton zyrtarisht të gjitha partitë politike, veç Saliut, ka ardhur ambasadorja dhe na ka informuar për rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga këto. Si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë”, tha Balla.

 

SHKARKO APP