Taulant Balla ndihmon 13-vjeçarin nga Elbasani që rrezikonte të humbiste këmbën

Një ditë pas publikimit të rastit të një 13-vjeçari në Elbasan, që duhej të operohej për të mos humbur këmbën, i ka ardhur ndihma.

Është deputeti Taulant Balla, që i ka dhënë zgjidhje.

Dje u njoha me kerkesen e familjes Muca nga Kodra Bujaras e Elbasanit per nevojen e nje operacioni te specializuar nga mjeke te huaj te djalit 13 vjecar Kleo Muca.

Jam shume i gezuar te ndaj me ju lajmin shume te mire, por edhe falenderimin per Spitalin Amerikan, i cili u vete-angazhua dhe ju pergjigj kerkeses time, per te marre persiper kete nderhyrje kirurgjikale.

Shkofte me sukses operacioni i dashur Kleo, jemi me ju familja Muca dhe nje here faleminderit doktoreve dhe infermiereve te Spitalit Amerikan”, thotë deputeti socialist.

Babai i 13-vjeçarit apeloi dje për ndihmë, ndryshe tha se do të detyrohej të shiste djalin tjetër.

SHKARKO APP