Taulant Balla nga Lushnja: Mos e çoni votën dëm, Saliut dhe Ilirit nuk i numërohen pasuritë

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje nga ku ka theksuar se premtimi për rrugën në fshatin Thanasaj tashmë është realitet.

Balla u shpreh se nëse duam që të vijojmë të gjitha projektet e nisura duhet të shkojmë përpara e mos ta kthejmë kokën pas te Saliu dhe Iliri, të cilët janë pasuaruar e në institucionet e shtetit.

”Nuk dua të merem me kandidatin e Lushnjes sepse siç ka hyrë do të dalë por e kam me ato dy kontrollorët, dy shushunja që kanë 32 vite që kanë vendosur pasuri duke qenë punëtorë të shtetit. E kam fjalën për Berishën dhe Metën të cilët tërë jetën e tyre kanë punuar vetëm punë shteti e sot nuk i numërohen pasuritë. Ndaj edhe demokratëve këtu u kërkojmë votën e u themi që mos ta harxhojnë votën kot te Ilir Meta, te Nard Ndoka apo Vangjel Dulja se kandidati i këtyre të treve është ai, se Sali Berishës i ka humbur vula. Ndaj më 14 maj votoni për Erisledën dhe Partinë Socialiste”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?