Taulant Balla njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp
Sot, në orën 10.00, Parlamenti pritët të nisë punimet për seancën e radhës parlamentare.
Por, pak para nisjes së punimeve zyra e shtypit në Kuvend ka njoftuar një dalje urgjente për mediat nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Ju bej me dije se në orën 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave për shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do ketë nje konference urgjente për shtyp. Ftohet media ta ndjekë dhe pasqyroje me lidhje direkte”, sqaron zyra e shtypit në Kuvend.
Mazhoranca ka vendosur që sot në seancë të miratojë paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
KOHA JONË SONDAZH

