Taulant Balla, opozitës: Bjerini dajres sa të doni, kanabisin do ta legalizojmë. Sjell të ardhura ekonomike

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend tha se pavarësisht kundërshtive, amnistia fiskale do të realizohet për paratë e emigrantëve.

I ndalur edhe te legalizimi i kanabisit mjekësor, Balla tha se edhe kjo është një çështje e rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Sakaq ai theksoi se në rast se në qershor historia e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut do të përsëritet ne do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti parafolës i PD mbajti konferencë për shtyp,. Nëse ke prova zotëri shko në Prokurori. E kanë thënë këtu nuk jam dakord me atë jam dakord me ty. Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin, kallëzoje penalisht. Unë mendoj që duhet të vendosim disa standarde. Falënderoj opozitën që e ka ndjekur Kongresin e PS me shumë vëmendje. Ku t’ju kapim e ku t’ju lëmë. Edhe ti zotëri që sapo fole i drejtohet (Agron Shehajt). Për ty thonë se e ke blerë mandatin te Basha. Bjerini dajres sa të doni ne amnistinë fiskale do ta bëjmë. Bjerini sa të doni edhe për kanabisin mjekësor sepse kjo është shumë e rëndësishme, historia e krenarisë në Lazarat ka marrë fund. Ne nuk do të lejojmë më që të përsëritet. Por instrumente që sjellin të ardhura në këtë vend mirëpriten”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?