Taulant Balla pret në Kuvend sipërmarrësin shqiptar nga Amerika
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka mirëpritur në Kuvend Leonard Caushin, një anëtar aktiv të diasporës shqiptare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bashkë me nënkryetarin e Grupit, Erion Malaj, mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Leonard Caushin, anëtar shumë aktiv i diasporës shqiptare në Miçigan, ShBA. Shumë krenar për suksesin dhe arritjet e tij si sipërmarrës në fushën e logjistikës”, u shpreh Balla.
Këto takime tregojnë se vlerësimi i mazhorancës ndaj diasporës vazhdon dhe përtej fushatave zgjedhore si një falënderim për rolin që sipërmarrësit shqiptarë në ShBA kanë në promovimin e imazhit dhe potencialit ekonomik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

