Taulant Balla pritet në Dusseldorf nga ministri i Brendshëm: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë
Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein-Westfalen (NRW). Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit sot në Düsseldorf, nga homologu i Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul ku u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara.
Në prag të ndeshjes së tretë me Spanjës sonte në mbrëmje, Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.
“Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi Balla.