Taulant Balla: Sa të jem kreu i Grupit të PS asnjë shkresë me firmën e Berishës nuk futet në Kuvend
Taulant Balla është pyetur lidhur me protestën e djeshme, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një prononcim për gazetarët, Balla tha se PS nuk ka ndryshuar qasje ndaj Sali Berishës dhe u betua se sa të jetë në krye të grupit socialist nuk ka për të kaluar në Kuvend asnjë kërkesë që ka firmën e kreut të PD.
“Në koment të fjalës suaj që lidhet me non-gratën Sali Berisha, sot e kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve të PD-së, se nuk ishte firma e Sali Berishës brenda dhe të jeni të sigurt që kjo qase do të qëndrojë gjithmonë. Ka një standard dhe non-grata është Sali Berisha dhe shkresë me firmën e tij sa të jem unë këtu kreu i Grupit të PS, nuk votohet dhe nuk merr mbështetje në këtë Kuvend. Unë nuk merrem me protesta se me thënë të drejtën jam vetë organizator i evenimenteve të mëdha politike dhe ndaj nuk e komentoj këtë”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

