Taulant Balla takon studentët shqiptarë në Londër

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndodhet në Londër për të marrë pjesë në Konferencën mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Balla para nisjes së konferencës është takuar me disa studentë shqiptarë të cilët studiojnë në Londër.

Në një video të publikuar në rrjetin social facebook, Balla deklaron se studentët janë ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez.

Studentët i kërkuan ambasadës shqiptare në Angli që t’i ftojë studentët në mjediset e ambasadës dhe të krijohet një network midis të gjithë profesiinistëve.

SHKARKO APP