Taulant Balla takon zyrtarin grek: Me rëndësi që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik
Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi në Sarandë një takim me kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin helen, deputetin e Igumenitsës Vassilios Giogiakas.
Balla deklaron se Greqia dhe Shqipëria i kanë ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare.
“Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit”, shkruan Balla.
Postimi i plotë
Mirëpritëm sot Kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin helen deputetin e Igumenitsës Vassilios Giogiakas. Saranda është tashmë një destinacion i preferuar turistik. Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare.
Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit.
Minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shumë i madh shqiptar që jeton dhe punon në Greqi janë mbështetje e urave të shumta të bashkëpunimit. Çështja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve merr një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton dhe ka një kontribut të madh në Greqi por edhe për minoritetin grek të Shqipërisë.
Pas takimit që pata në Mars 2022 me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis kane vijuar takimet dypalëshe në nivel politik dhe teknik, në drejtim të arritjes së një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të pensionve mes dy vendeve tona.