Taulant Balla uron Macron: Fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar
Aktualitet E Diel, 24 Prill 2022 21:13
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përgëzuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron pasi sondazhet e para të Exit Poll-eve nxorën atë fitues.
Macron mori 58.2 % të votave, ndërsa kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, mori 41.8% te votave.
“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar. Kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme’, shkruan Balla në Faccebook.
KOHA JONË SONDAZH

