Taulant Balla: Veshi i shurdhër dhe syri qorr, janë rreshtim i policisë kundër shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas procedimit penal të dy efektivëve që fshehën ngjarjen për 3-vjeçares që iu thye këmba nga dhuna e ushtruar nga edukatorja, Majlinda Dehima, në kopshtin privat “Stinët”.

Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopësht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”, shkruan Balla në rrjetet sociale, pas njoftimit të AMP.

Më tej, Balla vlerëson qytetarët si partnerët kryesorë të Policisë, në luftën kundër paligjshmërisë.

SHKARKO APP