Taulant Muka i përgjigjet Saimir Pirgut: Do gëzohesha sikur në Tiranë të kishte sa më shumë goma të djegura
Denoncuesi i plagjiaturave, Taulant Muka i ka replikuar tenorit të famshëm, Saimir Pirgu, pasi deklaroi se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Muka shkruan se nuk do të turpërohej aspak për një gomë të djegur në Tiranë në shenjë proteste për gjendjen në arsim, dhe jo për partitë.
Reagimi i Taulant Mukës:
Mua nuk më turpëron asnjë gomë e djegur në Tirane! Përkundrazi, më dhemb pamundesia per te ndryshuar realitetin ne vendin tim, e sidomos ne arsim e larte! Puna kerkimore qe une bej i perket institucionit qe une punoj, dhe eshte treguesi i perfomances dhe karrieres time, jo nje gome e djegur ne Tirane. Sidoqofte, do gezohesha shume sikur ne Tirane te kishte sa me shume goma te djegura si shenje proteste per gjendjen e mjerueshme ne arsim, dhe jo per partite! Pa arsim cilesor dhe me penen ne doren e te paditurve, Shqiperia do vazhdoje të jetë një xhungël shumë larg të qenit civilizim!
KOHA JONË SONDAZH

