Taulant Muka lëshon deklaratën e fortë: Ka vetëm një mënyrë që të dalim nga karantina

Mjeku Taulant Muka edhe një herë ka bërë thirrje se është shumë i domosdoshëm aplikimi i testimeve. Muka u shpreh se opsioni i vetëm i daljes nga karantina sipas tij është testimi. Ai theksoi se qeveria në këtë mënyrë po shkatërron vendin nga ana ekonomike dhe për këtë arsyet duhet të ndërgjegjësohet.

“Nëse shikojmë të dhënat nga studimi. Nga momenti i Infektimit dhe nga momenti i shfaqjes së simptomave është deri 7 në 14 ditë.Ndërsa nga momenti i shfaqjes së simptomave dhe momentit kur personi ndërron jete është deri në 21 ditë.Momenti i infeksionit dhe momenti kur personi ndërron jetë është afërsisht deri në 1 muaj.

Kjo do të thotë se nëse në rastin e parë kemi pasur një person që ka ndërruar jetë në datën 10 mars atëherë do të thotë që kemi pasur persona të infektuar para datës 10 shkurt”, sqaroi Muka.

SHKARKO APP