Taulant Muka publikon një tjetër artikull të kopjuar, përfshihet zv/rektori i UT

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar një tjetër rast plagjiature. Në artikullin e publikuar prej tij bashkautor janë Zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo dhe zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës Bernard Dosti.

Pas artikujve shkencorë të dyshuar plagjiaturë studuesi Taulant Muka zbulon një tjetër rast. Sërish në qendër të vendjes është zv/ministri Ervin Demo. Sipas Mukës materiali është  publikuar në vitin 2012 në Revistën shqiptare social ekonomike me bashkëautor  zëvendës rektori i Universitetit të Tiranës Bernard Dosti.

Taulant Muka: Është një material i kopjuar 100% nga një tekst i huaj. Aty përveç plagjaturës ka edhe probleme të tjera. Ai nuk i ngjan një artikulli shkencor. Artikulli shkencor për atë që e njeh shkencën ka strukturën e vet, duke filluar nga hipoteza, metotologjinë, rezultatet dhe diskutimi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Muka shpjegon efektin negativ dhe kostot e të tilla punimeve që sipas tij janë në rritje ndërsa akuza hedh edhe për universitetet private.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Muka: Ka një impakt në shoqëri sa i përket impaktit ekonomik. Nëse merr ditullin doktor të rritet rroga nëse punon në shtet. Ka një impakt tek formimi i brezave të rinj. Me doktoratura dhe me tituj akademik po bëhen pazare që e dëmtojnë shumë rëndë sistemin arsimor. 

Studiuesi Taulant Muka thotë se së shpejti do të publikojë të tjera punime shkencore të kopjuar nga artikuj të huaj përmes së cilëve funksionarë të larte kanë përfituar titullin doktor.

Ora News - Taulant Muka publikon një tjetër artikull të kopjuar, përfshihet zv/rektori i UT

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?