“Taulantia” në Durrës nuk meriton të quhet shëtitore

Shëtitorja e vetme e Durrësit “Taulantia” duket se nuk e meriton emrin pasi aty është pothuajse e pamundur që qytetarët të shëtisin.

Era kutërbuese e ujrave të zeza dhe mungesa e ndriçimit janë problemet më të dukshme me të cilën pëballen qytetarët në shëtitoren tradicionale që njihet ndryshe si “Vollga”.

Ujrat e zeza duken me sy të lirë teksa derdhen në det nëpërmjet kanalizimeve të vjetra. Qytetarët thonë se vendi qelbet nga ujrat e zeza dhe nga bregdeti i mbushur e shtresa leshterikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banore: “Dalim që në mëngjes dhe vendi është shumë i pisët.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e higjienës në shëtitoren “Taulantia” përbën problem për të gjithë pasi është e vetmja shëtitore me të cilën krenohet qyteti i Durrësit.

Ora News - “Taulantia” në Durrës nuk meriton të quhet shëtitore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?