Tavo betohet sot si kryebashkiak i Himarës. Mblidhet Këshilli Bashkiak

Vangjel Tavo betohet sot si kryetar i bashkisë së Himarës.

Mbledhja pritet të mbahet sot në Këshillin Bashkiak të Himarës, në ambientet e institucionit, ku do të ndiqen procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë dhe Tavo do betohet para anëtarëve. Mbledhja është njoftuar se nisë në orën 10:00.

Pas kësaj procedure ai merr edhe zyrtarisht detyrën e re dhe ulet në postin që la pas ndërprerjes së mandatit nga Fredi Beleri, i cili u dënua me 2 vite burgim me formë të prerë të GJKKO-së, për korrupsion zgjedhor.

SHKARKO APP