Tavo reagon për çështjen e Masakrës së Peshkëpisë

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjete sociale, ish-deputeti Vangjel Tavo shtron pikëpyetje tê mêdha dhe denoncon se thirrja në prokurori e dhjetra minoritarëve po pëdoret si diversion politik në kurriz të minoritetit dhe si rrugëdalje për qarqe të caktuara politike në lidhje me krizën në vend.

Ai shkruan:

25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriza e brendshme në vend kërkon diversion duke e zhvendosur vëmendjen në kurriz të minoritetit grek? A po përdoret drejtësia nga qarqe të caktuara politike? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike. Njëri kah politik mund të dëshirojë prishjen e harmonisë politike por nuk duhet të gjejë shpëtimin duke u përpjekur të zhbëjë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtësia të qëndrojë larg orientimit politik dhe të mos bëhet vegël e saj.
Harmonia dhe bashkëjetesa etnike ka prevaluar ndër shekuj, e do prevalojë edhe ndaj këtyre përpjekjeve artificiale të ditëve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?