Të 7-tët në botë për kanabis, por të varfër
Nga: Redjon Shtylla
Ku ka lajme për kanabisin, përmendet gjithmonë Shqipëria. “Raporti i Drogërave”, thekson se Shqipëria renditet në vendin e 7-të në botë për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku.
Analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm. Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Europë. Shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.
Ajo që është paradoksale është se niveli i varfërisë në vend është i lartë, dhe lind pyetja se ku shkojnë paratë e kanabisit? Kush janë bosat dhe si qarkullojnë këto para? Lekët e kanabist shkojnë po jashtë, apo kamoflohen me ndërtime shumëkatëshe si në bregdet apo edhe në zonat e populluara? Shumë pyetja ka, e ku përgjigjet mungojnë.
Presidenti Ilir Meta akuzon duke thënë se bandat po mbrohen nga politika, si edhe bën thirrjen që drejtësia të veprojë. Opozita akuzon thuajse çdo ditë se Shqipëria është e mbjellë me drogë nga veriu në jug, si pjesë e projektit të kryeministrit Edi Rama për të bashkëqeverisur me krimin.
Nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar, lexohet në akuzat e përditshme të PD-së. Pyetja që shtrohet sot është sesi është e mundur që policia i ka të gjitha këto informacione, e di se ku janë fushat me kanabis, e di se kush e mbjell, kush e trafikon dhe prapë nuk merr asnjë masë? Edhe sa viktima do të shtohet për pazaret e kanabisit? A ka dalë situata jashtë kontrolli? Paratë e drogës sipas opozitës kanë blerë zgjedhjet e fundit.
Në një kohë shumë të shkurtër, Policia ka kapur tonelata me kanabis në portin e Durrësit, që është kthyer në një rrugë të artë për trafikantët. Përse pikërisht kokaina kapet në Durrës, kur rruga për të ardhur deri në këtë port është e gjatë? A është Shqipëria një pikë grumbullimi e kanabisit dhe më pas shpërndahet në vendet e Ballkanit e jo vetëm? Pikëpyetjet janë të shumta, por përderisa kapen në portin e Durrësit dhe jo në atë të Italisë, ka shumë hije që të çojnë në hipotezën që Shqipëria është një pikë grumbullimi. A lejohet kalimi i tonelatave me kanabis nga portet e Europës për tu kapur veç në Durrës? Këto përgjigje nuk mund ti japim ne.
Shqipëria lulëzon në botë si vend kanabisi, por në vend varfëria rritet dita-ditë, shumë e më shumë dhe sec se reklamë e keqe në syrin e huaj, raportet dhe mediat “godasin” Shqipërinë dhe hiperpolizojnë forcën shqiptare kur shkruajnë se kontrollojnë tregun e kanabisit apo të heroinës në botë. I përgjan steriotipit të të dobëtit që të gjithë e godasin, edhe pse ai nuk ka faj.