Të afërm të 14-vjeçarit komentojnë në rrjetet sociale
Përpos krimit të rëndë dhe shqetësues për faktin se ku po shkon rinia, një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur flasin për ngjarjen e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.
Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.
Kjo video duhet të shërbejë si një tjetër kambanë alarmi për të ndërgjegjësuar shoqërinë, prindërit, por dhe institucionet! Duhet të shërbejë për të reaguar në kohë dhe të për diskutuar e këshilluar fëmijët, për të marrë masa, apo edhe për të kontrolluar aktivitetin e të miturve në rrjetet sociale.