Të alarmuar nga shiu dhe stuhi, pushuesit në Durrës braktisin plazhin

E diela nisi me shi dhe pushuesit kanë braktisur plazhin e Durrësit. Pas përmbytjes masive në Gjermani, edhe në Shqipëri u paralajmërua se do të ketë ndryshime të kushteve atmosferike që do të sjellin reshje shiu dhe stuhi.

Paraditen e sotme në port kanë mbërritur rreth 1 orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.

Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë.

 

SHKARKO APP