“Të ardhuar nga hashashi shqiptar, 7 miliardë euro në Itali”

 

Roberto Saviano u ul për herë të parë përballë gazetarëve të kronikës në Shqipëri, duke treguar për emisionin “Shqip” në Top Channel, gjithë çfarë ai dinte për mafian shqiptare, ne Tirane, Shkup dhe Prishtine, për rrugën dhe pushtetin e narkotrafikut, duke dhënë detaje interesante për organizimin mbarëshqiptar te krimit.
 
 
Saviano tregoi sesi dhe sa ndikoi  bllokimi i Lazaratit, në tregun e narkotrafikut. Saviano tregoi ne emisionin Shqip te  Rudina Xhunges se e pyesin shume ne FB, pse nuk mbërrin më bar nga Shqiperia.
 
Gjatë viteve të fundit narkotrafikantët shqiptarë kanë prodhuar marjuanën më të mirë të Europës, si cilësi dhe si çmim, deri në atë pikë sa Ndrangeta, e la të hynte ky bar, duke reduktuar prodhimin në kalabrezela të marjuanës kalabreze.
 
Sulmi që ju bë këtij tregu, të dhënat që kam marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme janë rreth 7 miliarde euro.
 
Është një shifër e jashtëzakonshme.
Unë mendoj që kjo i ka futur tepërmi në krizë organizatat dhe në këtë periudhë ato janë ndalur.
 
Aq e vërtete është sa nga 200 euro për kg, flas për shitjen me shumicë, sot hashashi ne Itali ka shkuar në 1800”.
 
Saviano gjithashtu tregoi sesi shqiptaret ende nuk pranojne se ne vendin e tyre ka  mafie. I fundit, nje kryetar bashkie i nje qyteti bregdetar, qe Saviano nuk ia përmendi emrin megjithe insistimin e drejtuese se emisonit,  i kishte shpjeguar qe shqiptaret nuk bejne mafie, vetem sherre per gra.

SHKARKO APP