Të arrestohet Berisha!- kërkojnë në PS. Por nuk dijnë a digjet Shqipëria!- thotë PD-ja

 

 

Shtohen zërat për një arrestim të mundshëm të ish-­liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sç raporton sot media janë deputetët e PS të cilët po shtojnë presionin ndaj kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Sali Berishës sa nuk është vonë. Mësohet se disa deputetë të PS kanë sqaruar arsyet e domosdoshmërisë të një akti të tillë. Deputeti Arben Çuko ka pohuar se rivendosja e drejtësisë në Shqipëri, duhet të nisë me Berishën para se ai të rikthehet sërish në krye të PD për të mbajtur peng zhvillimet në vend. “Drejtësia në Shqipëri duhet të nisë me ndëshkimin e Berishës, pasi të gjitha skandalet e pluralizmit lidhen me emrin e tij. Procesi i Berishës duhet të nisë para se ai të rikthehet në krye të PD, për të marrë peng sërish vendin. Ne po tregojmë vullnetin tonë si mazhorancë, por arrestimi dhe shpëlarja e shpirtrave duhet të nisë nga kriminelët e vërtetë, Berisha dhe Basha”, u shpreh deputeti Çuko. Ndërkaq, deputeti Çuko fajëson kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili nuk vepron për të hetuar zyrtarët e lartë.

 Deputetët e PS shtojnë presionin: Të arrestohet Berisha sa nuk është vonë!

 Sipas tij, fakti që shumë dosje kanë mbetur pezull tregon për kapjen e drejtësisë nga ish­kryeministri. “Kryeprokurori duhet të rihapë çështjen e Gërdecit, si dhe çështjen e 21 Janarit. A ka korrupsion më të madh se sa shpërdorimi i detyrës? Korrupsioni nuk ka ngjyrë as të kuqe, as blu, as rozë. Veprime konkrete janë ndërmarrë, ku shumë njerëz kanë përfunduar në burg, por jo ata që duhen. Çështjet më të rëndësishme që do t’i hapin rrugë fushatës së madhe antikorrupsion janë këto që përmenda. Nuk mund të kalohet aq lehtë vjedhja masive e rrugës Durrës­Kukës, ngjarja e tragjike e 21 Janarit ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm”, u shpreh deputeti. Deputetët e majtë propozojnë që të ngrihet komision hetimor për të gjitha krimet e Berishës në këto 25 vjet. Deputeti Sadri Abazi thekson se ndëshkimi duhet të niste fillimisht nga Berisha, ndërsa shtoi se ishkryeministri ka kapur drejtësinë. “Hetimet duhet të nisnin nga Berisha. Ne ia kemi lënë drejtësisë që të shprehet, por drejtësinë e ka kapur Berisha. Prandaj reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi!”, u shpreh deputeti Abazi. Ndërsa Paulin Sterkaj tha se drejtësia ka pasur hapësirën e duhur dhe duhet të vepronte. Deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi, ashtu si dhe të tjerë, ia ka faturuar fajin drejtësisë shqiptare për mosndëshkimin e Berishës, pasi ky i fundit e ka kapur atë. “Institucionet nuk po bëjnë punën e duhur, dhe probleme të mëdha kemi me drejtësinë shqiptare. Nëqoftëse sot ende nuk kemi vendimmarrje për denoncimet që janë bërë dhe po bëhen, kjo ka të bëjë me qëndrimet e drejtësisë që nuk po bëjnë siç duhet punën e tyre. Elementet e interesave të ndërlidhjeve me pushtetin e vjetër, me korrupsionin, që kanë përfshirë këto organe, po dëmtojnë seriozisht vënien para drejtësisë të atyre që kanë bërë shkelje në drejtimin e vendit kur kanë qenë në pushtet. Organet e drejtësisë duhet të pastrohen nga elementët korruptivë”, tha Toçi. 

Po kështu ka edhe deputetë që nuk janë në grupin parlamentar të PS. Por a  mendohet se si mund të shkojë situata politike nëse ndodh diçka e tillë. A ka leverdi Rama që ta fusë vendin në destabilitet dhe rremujë, ku natyrisht nuk do të mungojnë djegiet e institucioneve shtetrore sepse PD ka eksperiencë në këto raste?

Apo është një presion politik mbi Berishën?

SHKARKO APP