“Të arrestuarit nuk kanë të bejnë me sulmin në Kumanovë”

 

Pas shfaqjes së disa personave nga MPB se janë pjesë e grupit të ndaluar të armatosur, kanë pasuar reagime të ndryshme të banorëve dhe fqinjve të Kumanovës.

Nga videot e MPB-së është arritur identifikimi i njërit prej tyre që njihet me emrin Irfan dhe është banor i lagjes së trimave. Arsim Aliti nga Kumanova i njohur si aktor ka deklaruar se njëri nga personat që ka nxjerrë në video policia është Irfani, një mik i shtëpisë së tyre dhe që sipas dëshmisë së tij nuk ka aspak të bëjë me grupe të armatosura, por është një njeri i zakonshëm me profesionin e berberit.

Ja njoftimi i aktorit:

“Te nderuar vllezer shqiptar ! Ju bej me dije se ky person nuk esht si e kan ber publike se kinse esht terorist , vllezer dhe motra ky person esht miku i jon i shtepis qe quhet Irfan per ndryshe te gjith e njohin qe esht berber dhe at afer shtepis se vet ka pas lokalin dhe qe punonte aty , per ndryshe babai i tij esht baci Liman kshtu qe ky person ju garantoj se nuk ka te bej me grupe teroriste si thojn dhe montojn partia dhe policia e Gruevskit”, ka shkruar Arsim Aliti. (INA)

SHKARKO APP