Të arrestuarit te ”Unaza e Re”, Policia: I kap Kodi i ri Penal

Policia deklaron se tre banorët e ”Unazës së Re”, janë arrestuar pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti.

”Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, ”Prishje e qetësisë publike” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”janë tre akuzuat që janë ngritur kundër tre të arrestuarve. Ilir Katiraj 51-vjeç, Gramoz Shehu 54-vjeç dhe Skënder Doda 56 vjeç janë tre të arrestuarit, banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e ”Unazës së Re””.

Policia thekson se me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

SHKARKO APP