”Të bëhen 1500 euro”/Mete: Korrupsioni ndodh se rrogat e mjekëve janë të ulta
Këto ditë është folur shumë për mjekët dhe punën e tyre. Ndaj dhe Elona Mete, përfaqësuese e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë, thotë se në vendin tonë ndodh korrupsion pasi mjekët kanë pagat e ulëta, nga 400-500 euro. Për të është e duhur ligjërimi i bakshishit pasi është kundra normave dhe parimeve të profesionit, por vetëm me rritjen e pagave në së paku 1500 euro.
”Kyçi që çon në korrupsion mjekët janë pagat e ulëta, 400-500 euro. Shpenzimet mujore të një personi në muaj janë 400 euro dhe si mund ta përballojë dikush familjen me kaq para. Synimi është që të shkojmë drejt standardeve evropiane, prandaj nuk mund të pranohet një rrogë e tillë.
Mjeku në këto vite po jeton me një rrogë minimale. Ne kemi edhe mbështetje nga mjekët shqiptarë në diasporë. Unë vetë jam larguar në një vend të huaj, gjë e cila ishte e vështirë.
Ne si mjekë të diasporës ke firmosur një kërkesë që rroga e mjekut të sapodiplomuar të jetë së paku 1500 euro. Ne nuk jemi dakord me ligjërimin e bakshishit pasi është kundra normave dhe parimeve të profesionit. Ne i mëshojmë faktit të rritjet se pagave, sepse korrupsioni dhe ryshfeti është një gjë e dënueshme. Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kësaj gjëje dhe shpresojmë që kuvendi e qeveria ta ndërmarrë këtë hap”,-tha ajo për ”Ora News”.