Të bekuar dhe të harruar! Pusteci, bashkia turistike ku mbijetesa sigurohet me bujqësi e blegtori

Duken si pjesë të shkëputura nga filmi “Përrallë nga e Kaluara”.

Por janë pamje reale të xhiruara këto ditë të nxehta vere në Bashkinë Pustec.

Gratë mbizotërojnë në rrugë, toka e kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vegla pune në duar ose barrë të ngarkuar mbi supe, Shpejtojnë drejt arës apo shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse jetojmë në vitin 2018 kjo zonë të kthen shumë pas në histori.

Shprehin lodhje dhe padrejtesi.

Por e kanë vështirë ti tregojnë botës për jetën e vështirë.

thjeshtë të përshëndesin, por është e vështirë që të futesh në bisedë.

Të rralla janë ato që pranojnë të flasin përballë kamerës.

E kanë të vështirë të tregojnë punën qe kryejnë. Mendojnë se do të paragjykohen edhe pse puna siç thonë nuk është turp.

Bujqësia e Blegtoria, ashtu si në poemat e rilindasve, janë sektorët që u sigurojnë jetesën dhe gratë janë bërë shtylla të kësaj përpjekje, që në bashkinë minoritare të maqedonasve me 5000 banorë, është e vështirë.

Ndonëse është një ndër perlat më te bukura natyrore , zona e Liqenasit mbetet ndër më varfëra në vend.

E bekuar nga Zoti por e braktisur nga shteti, sic thonë edhe banorët e kësaj zone.

Sapo futesh futesh në Liqenas sheh se natyra e ka mbajtur me hatër këtë zonë. ajo që të vret syrin është harresa qe ka lënë pushteti vendor dhe lokal.

Të rinjtë kanë udhëtuar në shtetet fqinje për punësim sezonal.

Banorët janë shumë te paktë për ti takuar në rrugë, ndaj edhe bisedat e para janë të shpejta por mjaftojnë për të kuptuar se jemi në një zonë ku gratë mbajnë barrën e mbijetesës.

Diku në një cep te lokalit në qëndër janë mbledhur nje pjesë e burrave të mbetur në fshat, pasi shokët i kanë në emigrim.

Duket se dominotë apo biseda të tjera janë cështje kryesore e ditës, por këto nuk janë objektivi ynë.

Kamera e Ora News është aty për gratë. Gratë që punojnë në arë nga lindja e diellit deri në perëndim pa dallim moshe për të garantuar bukën e përditshme, siç thuhet në këto anë.

Dhe gratë i gjen arë.

Kjo zonjë po mbledh çaj, një produkt që po kultivohet gjërësisht në territorin e bashkisë së vogël dhe të varfër.

Ndonëse mundohet të fshihet para kameres, mirësia dhe respekti  i saj është për tu vleresuar.

I përgjigjet cdo pyetje që i drejtojmë ndërsa vijon punën për te mos humbur kohë.

Çaji zë gati 20 hektarë tokë të kultivuar.

Vite më parë disa banorë të fshatit Gollomboç të Bashkisë Pustec hoqën dorë nga kultivimi i produkteve tradicionale si misri e gruri dhe iu përkushtuan çajit.

Bima iu përshtat kushteve atmosferike dhe vit pas viti sipërfaqja e kultivuar e numri i fermerëve u shtuan. Vasilika Simonofska është njëra tyre.

Çaji i Pustecit tregtohet brenda e jashtë vendit, ndërsa banorët janë ende në pritje të një fabrike për paketim, premtim i bërë vite më parë, por që mbetet ia pambajtur.

Mendimin se punojnë më shumë se burrat, askush nuk e pranon.

Por mbrojnë bashkëshortet e tyre duke pohuar se të gjithë janë punëtorë.

Zona e Pustecit mbetet një ndër zonat më të vrafra përsa i përket investimeve. E lënë në harresë ku jetesa është kthyer si në mesjetë.

Krahas bujqësisë, peshikimi dhe emigracioni janë dy fushaat që sjellin të ardhura.

Ndaj kryeplaku nuk nguron të shprehë cdo mllef që ka për braktisjen e kësaj zone.

Teksa tregon mbijetesën e vetme te banorëve ai thote se shteti për ata nuk ekziston përveç fushatave elektorale ku të gjithë bejnë premtime sipas tij boshe.

Të angazhuar me punët e bujqësisë, gjen edhe mësuesin e fshatit, i cili pas orarit të mësimit turret drejt tokave bujqësore.

Ai tregon mundimet e banorëve te zonës se Liqenasit.

Banorët japin shumë arsye për gjendjen në Bashkinë e maqedonasve.

37 familje në të gjithë bashkinë trajtohen me ndihmën ekonomike e cila për shkak buxhetit të vogël është thuajse simbolike.

20 familje u larguan pas hyrjes në fuqi të skemës së re, thonë në zyrat e bashkisë, ku janë gati të dorëzuar përballë mungesës së fuqisë për investime që do të sillnin ndryshime të prekshmë në zonë.

Bashkia që nuk është më shumë se 25 km larg nga qyteti i Korçës, zonë më 9 fshatra, 7 prej të cilave shtrihen buzë liqenit të Prespës.

Pusteci ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit. Por problematikat janë të mëdha.

Mungesa e ujit të pijshëm është vetem një prej faktorëve që e bën të mos ndihet efekti nga bumi turistik që është shënuar në Shqipëri.

Trajtimi i mbetjeve urbane është një tjetër problem në bashkinë që turizmin e ka prioritet.

Buxheti prej pak më shumë se 4 milionë lekë janë të pamjaftueshme për njësinë vendore ku prodhohen rreth 900 tonë mbetje në vit.

Presidenti Ilir Meta është vënë në krye të asaj që duket një tentativë për promovimin e zonës së mrekullueshme sic e cilësoi ai duke premtur një ditë do të kthehet aty per pushime.

Ishulli i Malingradit imbuluar nga tisi i legjendave dhe Kisha e Shën Mërisë në mes të ishullit janë dy xhevahiret e Pustecit që mund të tërheqin akoma edhe më shumë pushues nësë do të zgjidheshin të paktën disa nga problematikat e kësaj zone.

Turizmi është e ardhmja e Pustecit, por bujqësia e blegtoria janë e tashmja e tij por që ka nevojë për investime e mbështetje pasi dëshira për të jetuar e punuar buzë Prespës është e madhe tek këta banorë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?