Te berberi para fluturimit për në Rinas, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Itali
Ata zgjidhnin apartamente lehtësisht të arritshme, në katin përdhes ose katin e parë dhe në zona të izoluara jashtë rrugëve kryesore.
Pasi zgjidhnin shënjestrën, dy hynë në shtëpi ndërsa një i tretë ishte drejtues i një “Fordi” dhe kishte për detyrë ti çonte në vendin e krimit dhe ti merrte më pas, raporton Ora News.
Kështu vepronte një bandë shqiptare, e cila që prej tetorit ka grabitur disa banesa në Alessandria të Italisë, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti, dhe Acqui Terme dhe që ka rënë në prangat e policisë.
Tre të rinjtë, rreth të 20-ve, të gjithë me kombësi shqiptare, u arrestuan nga skuadra lëvizëse e policisë së Aleksandras, e udhëhequr nga Marco Poggi.
Të arrestuarit janë Rogersiano Qarku, 24 vjeç, banues në Alessandria dhe Kristian Kolaj dhe Taulant Leti, përkatësisht 22 dhe 25, të cilët ishin në Itali pa kontakte të përhershme, por me një vizë turistike tre-mujore.
Shqiptarët akuzohen për: dy vjedhje dhe tre tentativa për vjedhje.
Në një rast ata u kapën nga fqinji, në një rast tjetër ata u pikasën nga vetë pronari dhe në një tjetër nuk gjetën asgjë në shtëpi.
Por sipas mediave lokale, episodet mund të jenë shumë më tepër: vetëm në muajin nëntor në këtë zonë kanë ndodhur 17 vjedhje, por të paprovuara si vepra të shqiptarëve.
Hetimet u bazuan në analizën e bisedave telefonike, imazhet e videove të sigurisë dhe aktivitetet ndjekëse në terren të policisë.
Të tre u arrestuan një ditë para se të merrnin avionin në Milano dhe të ktheheshin në Shqipëri. Ataa u ndaluan teksa ishin te berberi, gati për të larguar, shkruan Ora News.
Baza e tyre ishte një shtëpi në San Rocco di Gamalero, e cila u kontrollua nga policia. Aty u gjetën çanta, një sërë kaçavidash dhe doreza. U gjetën gjithashtu 3 orë, por pjesa tjetër e mallrave të vjedhura nuk mund të gjendej.
/Ora News