Të bllokuar mbi 4 orë në kufi, revoltohen shoferët në Qafë-Thanë

Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë kanë mbetur me orë të tëra të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa drejtuesit e tyre kanë kritikuar ashpër autoriteteve doganore.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se kamionët kanë të paktën mbi 4 orë që presin në radhë dhe shkak për këtë është bërë vonesa e kontrolleve në skaner.

Sipas shoferëve, kjo orvatje është e padrejtë dhe abuzive duke shtuar se janë pagues të rregullt të taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Ata thonë se kjo vonesë nuk ndodh tek pala maqedonase.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi 4 orë që presim ne temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo dite këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi diçka e tillë. Nuk na mbajnë me shume se 15 minuta”-thanë shoferët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?