Të burgosurit në Burrel votojnë për herë të parë

Në Burrel, të burgosurit votojnë sot për herë të parë. Kujtojmë këtu se kjo është hera e parë që të dënuarit dhe të paraburgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel votojnë për zgjedhjet lokale të vitit 2015. Eshtë parë se interesi për të votuar ka qënë i lartë që në orët e para të ditës. Pasi dalin nga qelitë, u jepet karta e identitetit dhe pastaj drejtohen tek njëra nga dhomat që është përshtatur për të qënë qendër votimi për 12 orë. Ndër të parët që i janë drejtuar dy kutive, në 08:00, është dhe Jaho Mulosmani, i dënuari me burgim të përjetshëm. 200 të dënuar dhe të paraburgosur të Burrelit u regjistruan fillimisht në listat e zgjedhësve. Por gjatë kësaj kohe ka pasur transferime dhe lëvizje të reja, duke bërë që vetëm 143 të dënuar të kenë ligjërisht të drejtën e votës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

SHKARKO APP