”Të burgosurit po marrin rroga”, Biberaj: Rama rrëzohet me protesta

Edi Rama qeveris prej 10 vitesh si kryeministër, dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aleksandër Biberaj, thotë se vetëm protestat e rrëzojnë nga pushteti. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Biberaj tha se njerëz që janë në burgje kanë marrë rrogë administrate publike.

”Është një qeverisje e zezë komplet. Nëse ka qenë gri, gri e errët, tani është bërë e zezë fare. Mandati i tretë është devijim. Nuk dëshiroj që pas një viti të themi sërish na i vodhi votat Edi Rama. Sepse nëse i vjedh votat, je i paaftë. Është një mazhorancë që s’e do këtë qeveri dhe zullumi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

Me protesta mund ta rrezosh. Për një çmim energjie është rrezuar qeveria e Borisovit në Bullgari. Është rrëzuar në Gjermani, Çeki, Slloveni. Nuk ke rotacion në Shqipëri, sa të jetë Rama kryeministër. Me grupet kriminale, me patronazhistët. Rama ka të gjithë administratën publike, që e çon në rresht për të votuar. Administrata publike ka qenë 100 mijë, sot ka shkuar 180 mijë. A e dini që sot marrin rrogë administrate publike njerëz që janë në burgje”.

SHKARKO APP