”Të bur*oset dhe të ruhet me Polic”, Berisha: Edhe dy batalione të vendosë para pallatit, unë…
Vendimi madh i gjykatës për Sali Berishën është shtyrë për nesër (27 dhjetor) në orën 11:00. Seancë në të cilën SPAK-u ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në ”arrest shtëpie” si dhe mbikqyrjen e banesës me punonjës të policisë së shtetit. Po ashtu SPAK-u ka kërkuar që Sali Berisha të ruhet me punonjës të Policisë së Shtetit, por kjo masë për avokatin e tij Genc Gjokutaj është e paligjshme.
Vetë Sali Berisha nuk ishte prezent, ndërsa paralelisht mbajti një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së. Më pas në një konferencë për mediat, Berisha tha se ”Jo dy policë të vërë, por dy batalione, unë nuk kam asnjë impresion. Pra tregon vetëm tmerrin që ka nga Berisha. I them Edvin je i pashpresë”.
Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Më 12 dhjetor në një shkresë drejtuar Kuvendit, SPAK kërkoi autorizimin për arrestimin e Sali Berishës me argumentin se nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.