Të “çmendur” pas Grida Dumës, një nënë “pagëzon” të bijën me emrin e saj, daja e bën tatuazh
E dini që në Facebook ekziston një faqe me emrin “Grida Duma Fans Club”? Kjo faqe është hapur nga admiruesit e Grida Dumës, njërës prej politikaneve më të “zjarrta” në vend. Në këtë faqe, ku herë pas here publikohen ngjarje që kanë të bëjnë me aktivitetin politik (jo vetëm) të Dumës, fansat që kryesojnë listën janë edhe Shkëlzen Berisha, Kastriot Islami, Albana Vokshi, Arben Imami, si dhe shumë prej gazetarëve më në zë në vend. Megjithatë, nuk është vetëm ky lajmi që “Koha Jonë” synon të servirë. Lajmi në këtë rast është diçka krejt tjetër, që ka të bëjë me Gridën, por me një Gridë tjetër të vogël. Një nënë e re nga Elbasani, fanse e “çmendur” e sekretares për marrëdhëniet me publikun në PD, i ka vënë së bijës, emrin Grida. Duke qenë se e gjithë familja e saj janë të fiksuar pas Gridës si femër dhe politikane, gazeta “Koha Jonë” mëson se edhe daja i foshnjes ka bërë një tatuazh me emrin Grida. Sigurisht, ai ka pikturuar emrin e bebes, por nuk duke qenë familjarisht fanse të Grida Dumës, nuk është çudi ta ketë bërë edhe për nder të politikanes sharmante.
(a.gj)
KOHA JONË SONDAZH

