Të dehur në timon, policia nuk fal
Në kudër të shtimit të masave në akset rrugore, Policia e Beratit dhe ajo e Vlorës kanë arrestuar dy shoferë në gjendje të dehur. Në Berat është arrestuar Bilbil Kanaçi, 40-vjeç, ndërsa në Vlorë Elio Tushaj, 20-vjeç. Ky I fundit nën efektin e alkoolit ëhstë përplasur edhe me një mjet tjetër.
Arrestimi i Kanaçit në Berat u bë pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë” u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip Toyota në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyre të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Arrestimi i Tushajt u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugor Vlorë-Sarandë pranë “Porto Palermos” duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike automjetin e markës “Skoda” me targa AA 139 SY, si dhe ka goditur një automjet tjetër tip “Peugeot” me drejtues shtetasin D.Z, që po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

