Të dëmtuarit nga tërmeti pa ujë me koronavirusin nëpër këmbë
Një nga këshillat kryesore për të mbajtur larg virusin, larja e duarve dhe higjiena personale nuk është thjesh këshillë e mjekëve por edhe e kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht këshillave që jep kryeministri, e vërteta është se me dhjetra familje të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit jetojnë ende në çadra.
Pa asnjë kusht higjiene apo mjete shëndetësore ata ndjehen të pashpresë dhe të braktisur.
Tërmeti i 26 nëntorit i la pa banesa por po ashtu edhe pa masa parandaluese ndaj COVID 19.
Kjo është vetëm një zonë. Në shumë qytete situata është e njëjtë.Me koronavirusin nëpër këmbë, pa banesa nga tërmeti dhe me thirrjen e qeverisë për higjienë maksimale, banorët ngrejnë sytë nga qielli.