Të dënuar për krime, 11 shqiptarë sillen nga Britania në Tiranë

11 shqiptarë janë depërtuar nga Anglia, të cilët ishin dënuar drogë dhe migrim të paligjshëm.

Media britanike Daily Mail ka publikuar pamje të shqiptarëve të depërtuar nga aeroporti i Tiranës, të rrethuar me roje kufitare britanike, të cilët u kthyen në shtëpi pavarësisht përpjekjeve të tyre për të shmangur dëbimin.

Mes tyre në aeroplanin që u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës mëngjesin e së enjtes së kaluar, kishte që ishin dënuar për krime droge në Britani. Të tjerë kishin kaluar ilegalisht kanalin me varkë përpara se të zhdukeshin.

Fluturimi 2.5 orë, u krye nën masa të rrepta sigurie dhe transportonte pasagjerë të cilët Zyra e Brendshme më vonë konfirmoi se ishin “të dënuar për prodhim ose furnizim droge dhe hyrje të paligjshme” në Britaninë e Madhe.

30 zyrtarët britanikë në bordin e avionit ishin aty për të siguruar që asnjë nga burrat të mos shkaktonte telashe në fluturim ose të mos tentonte të ikte pas uljes.

Pas mbërritjes, ata u dërguan me autobus në një stacion policie brenda aeroportit për t’u marrë shenjat e gishtave dhe për t’iu nënshtruar kontrolleve të identitetit.

SHKARKO APP