Të dënuar për vrasje, drogë e prostitucion, ja kujt i shkoi sot formulari i OFL-së/Emrat
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve në Tiranë dhe Fiert për vrasje, prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike.
-Fatmir Kallash, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
-Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.