Të dënuarit në burgun e Peqinit dalin nga greva e urisë

Të dënuarit në burgun e Peqinit kanë vendosur të ndëpresin grevën e  urisë të nisur pak  ditë më parë, pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Të dënuarit kanë reaguar pasi sipas tyre në në shumë raste iu janë shkelur edhe të drejtat dhe për këtë arsye kanë nënshkruar një peticion ku mes të tjerash kanë kërkuar amnisti të përgjithshme, përcaktim me viteve të dënimit të përjetshëm me 20 vite burgim si dhe aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit. Pas protestave nga të burgosurit, Ministria e Drejtësisë, shkarkoi edhe drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Duket se mes të burgosurve dhe përfaqësuesve të Ministrisë është gjetur dakordësia për t’i dhënë fund grevës.

SHKARKO APP