Të dënuarit për votimet njëpartiake, numri i ulët votuesish

Sot në këtë ditë votimesh, të drejtën për të votuar e kanë edhe të dënuarit. Konkretisht në Qendrën e Votimit 938/2, e instaluar në Burgun e Burrelit, deri në orën 13.00, kanë votuar 50% të personave, përfshi këtu të dënuar dhe të paraburgosur, që kanë të drejtë vote. Në total në këtë burg 113 persona kanë të drejtë votë. Ndërkohë në ZAZ nr.16, në Burrel, deri në orën 13.00 kanë votuar 5612 persona nga 29.542 votues, e përkthyer ndryshe në 19 % e votuesve. Nga kjo shifër, 46 % e votuesve janë femra. Në ZAZ nr17, në Klos, deri në orën 13, kanë votuar 2.160 persona nga 15.628 votues, e përkthyer ndryshe në 13.8 %.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?