Të dhënat e tatimeve/ Hapen mbi 9 mijë biznese të reja – Ulën qepenat mbi 3 mijë të tjera

9761 biznese të reja neto janë hapur në të gjithë vendin në 9 muajt e parë të vitit.  Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të vëna në dispozicion për TV SCAN, numri total i bizneseve të reja të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për periudhën Janar-Shtator 2018 ka qenë 12.816.

Ndërsa numri i të ç’regjistruarve, të cilët kanë përmbushur kushtet ne përputhje me ligjin per “Procedurat tatimore” arrin në 3.053 tatimpagues. Sa i takon kategorive të bizneseve që janë regjistruar rishtazi, vihet re se pjesa më e madhe e tyre janë biznese të vogla, ku numërohen 12,099 të tilla.

Të ndjekura nga kategoria e bizneseve të mëdha, me 594 subjekte të regjistruara gjatë kësaj periudhe, dhe pjesa tjetër janë Organizata JoFitimprurëse, apo subjekte të tjera të këtij lloji, ku për 9 muajt e parë të 2019, listohen 123 të tilla.  Pjesa më e madhe e bizneseve të reja që hyjnë në treg janë të përqendruara në shitjet me pakicë apo në sektorin e shërbimeve, si bare, restorante, fastfood-e etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?