Të dhënat sekrete, gazetarja: U zgjodh Gledis Nano për të përçuar një mesazh

Këtë të hënë ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i’u publikuan të dhënat sekrete për të përçuar mesazhin se hakerat kanë ndërhyrë në sigurinë kombëtare. Gazetarja Dorjana Bezat, thotë se është prekur edhe siguria e qytetarëve të thjeshtë të cilët i kanë dërguar Nanos denoncime të ndryshme përmes e-mail.

”Janë cënuar të dhënat e ish-drejtorit të policisë që ndodheshin në TIMS. Informacione të tipit, sa herë ka aplikuar ai për certifikata, dokumente biometrike, hyrje-dalje, ora, targa, gjithçka që grupi i hakerave nuk kishte ku ti merrte veçse në TIMS.

Kjo shoi të gjitha dyshimet. Është zgjedhur personazhi për të përçuar këtë mesazh. Posta elektronike e tij ishte file mjaft i madh. Kishte edhe foldera të e-maileve të fshira, shënime në kalendar dhe gjithçka tjetër, që tashmë është në dorë të hakerave dhe gati 500 mln përdoruesve të rrjetit telegram.

Shumica e ktyre email janë të klasifikuara si sekrete. Janë info sensitive për sigurinë kombëtare dhe individë të veçantë.Nga ajo që kam parë, kishte edhe email të qytetarëve që denonconin lotari të paligjshme, ndërtime pa leje. Jeta e tyre është pasigurt. Siguria e tyre është e prekur”.

SHKARKO APP